Zyrtari i PSD-së tregon gjendjen e Frashër Krasniqit pas arrestimit nga policia

Lajme

Frashër Krasniqi pati më së shumti dëmtime nga arrestimet sot.

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë që Frashër Krasniqi është lënduar më së shumti sot, gjatë arrestimit të zyrtarëve të kësaj partie, pas një aksioni protestues pranë objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se gjendja e Krasniqit tani është e mirë.

“Ai ka pasur më shumë dëmtime për shkak të shtrëngimeve. Por fatmirësisht nuk janë me pasoja. Ai tani është mirë”, ka thënë ai.

Arrestimi i Frashër Krasniqit ishte aq brutal sa që Facebook i fshehu fotografitë

Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn kanë organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë kundërshtuar vendosjen e taksës prej 5 eurove për tiketën ngjitëse në automjet dhe dhënien e tenderit për vetëm një kompani.

“Zhvatës” ka qenë parulla kryesore e këtij aksioni, fjalë kjo që është shkruar nëpër disa vetura zyrtare të Qeverisë të cilat gjendeshin të parkuara në afërsi të ndërtesës së re të Qeverisë ku gjendet edhe Ministria e Infrastrukturës.

Ndaj këtij aksioni të organizuar nga ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, kanë ndërhyrë Policia e Kosovës, duke i arrestuar 8 aktivistë të Partisë Socialdemokrate.

Nga fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes një prej aktivistëve shihet me një lëndim në fytyrë, derisa janë arrestuar me forcë edhe aktivistë të tjerë të PSD-së, përfshirë vetë Molliqajn, Frashër Krasniqin, Teutë Rrustën e Zgjim Hysenin.

Kjo pasi sipas policisë, të njëjtit kanë shfaqur shenja agresiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code