Zotohet Kurti: Do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Lajme

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

Kurti në Twitter ka shkruar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *