“Zbulojeni kush e vrau kolonelin Sali Çekaj dhe Tahir Zemajn”, Saim Tahiraj i përgjigjet familjes Imeri

Lajme

MË: 24 KORRIK 2020
Familja e Haki Imerit: Zbulojeni kush e vrau kolonelin Sali Çekaj dhe Tahir Zemajn
Një debat në rrjetet sociale ka shpërthyer mes familjes së aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit dhe ish bashkëluftëtarit të Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Learn more
Tahiraj ka reaguar ditë më parë për publikimin e disa dokumenteve sekrete ushtarake, të cilat janë publikuar në facebook nga familja e Haki Imerit, dhe në to përmendet edhe Xhafer Racaj.

“Ç’do tendencë qellim keqe, nga kushdo qoftë për ta njollosur personalitetin e Xhafer Rracit, do ndeshet me kundërshtimin e ashpër me anëtaret e Grupit të Deçanit dhe të shumë bashkëveprimtarëve të Xhafer Rracit. Xhafer Rraci do mbetet njëra ndër figurat më të respektuara te mërgimtarët në Zvicër dhe më gjerë .Veprimtaria dhe kontributi i madh që dha në vazhdimësi për lirinë e Kosovës, e bëjnë njërën ndër figurat më të nderuara”, ka shkruar ndër tjerash Tahiraj.

E sot, familja e Haki Imerit kanë thënë se dokumentet top sekrete rrjedhin edhe nga ushtritë më të fuqishme në botë, dhe ata që i nxjerrin janë të mbrojtur me ligj.

“Sqarim: per Saim Tahiraj, nese nuk je i informuar po te tregojme se dokumentet “top sekrete” rrjedhin gjithe andej, rrjedhin edhe nga ushtrite me te fuqishme te botes, rrjedhin edhe nga sherbimet sekrete me me nam, dhe ata qe i nxjerrin jane te mbrojtur me ligj. Nese te pengojne keto” sekrete” qe per ne nuk jane sekrete ankohu te Bujar Bukoshi, E sa per ate bileta shitesin qe paske marre detyren ta mbrosh fjalet dhe kercenimet qe po i nxjerr se kinse ju grupi i deqanit beni namin ose keni beere namin separi iu kishim thene zbulojeni kush e vrau kolonelin Salih Cekajn, Tahir Zemajn etj.mbase pretendoni qe jeni te shtir..Xhafer Racaj le te deklarohet vet. E sa per kontribut per Kosove dhe LDK- mos na shitni pollavra e dijme kush ka kontribuar kush ka inskenuar dhe kush eshte rene per LDK”, thuhet në reagimin e familjes së Haki Imerit, reagim ky i publikuar në profilin Haki Imeri në facebook, profil ky që menagjohet nga familjarët e Imerit.

Por, lidhur me këtë, për gazetën “Bota Sot” ka folur vet Saim Tahiraj.

Tahiraj ngre dyshimet e tij nëse vërtetë prapa atij profili qëndrojnë familjarët e Haki Imerit.

Saim Tahiraj

“Fillimisht nuk e di se vërtetë qëndron prapa këtij reagimi familja e Haki Imerit , një emër shumë i nderuar për ne? Nëse po, atëherë çuditem shumë dhe pyes se cili është qëllimi i publikimit të këtij dokumenti sekret? Pasi që po rrjedhkan dokumente top sekrete nga shërbime sekret apo ushtri, unë po ju pyes juve se kujt i shërbeni ju dhe cili është qëllimi i juaj? Mua nuk më brengosë fare ky dokument sepse ka edhe dokumente tjera përcjellëse që vërtetojnë këtë dokument , të cilat janë në arkivin e institucionit përkatës”, thotë Tahiraj për “Bota Sot”.

Sipas tij, janë të obliguar të sqarojnë kushdo përpiqet të mjegulloj gjërat lidhur me aktivitetin e tyre.

“Mua më brengosë formën që keni zgjedhur për publikimin e këtij dokumenti. Unë kam reaguar për arsye se Xhafer Rracin e njohim shumë mirë, sepse ka qenë pjesë e rëndësishme e organizimit tonë, që nga viti 1991 e gjerë pas luftës. Për të gjitha veprimet kemi dokumentacion dhe dëshmi, andaj jemi të obliguar të sqarojmë kushdo përpiqet të mjegulloj gjërat.

Ne nuk kërcënuam askënd, por kamë thanë se me fakte do i demantojmë të gjitha sulmet ndaj një njeriu të ndershëm”, shprehet Tahiraj.

Për fund, Tahiraj i është kundërpërgjigjur familjes Imeri edhe për zbulimin e vrasjes së Tahir Zemajt.

“Sa i përket asaj se keni thënë “Zbulojeni kush e ka vra kolonelin Salih Çekaj dhe Tahir Zemaj” e keni gabuar adresën, se ne nuk jemi hetues as prokurorë. Më së paku keni të drejt të bëni gabime të tilla, ju si familje Imeri! Nëse mendoni ju se sqarimet tona janë pollavra atëherë ju keni probleme serioze me historikun e grupit të Deçanit të drejtuar nga heroi Sali Çekaj. Ju lutem mos u merrni me gjëra që nuk ju takojnë dhe nuk jeni përgjegjës ! Merruni me gjërat tuaj dhe organizimit që i keni takuar. Për veprimtarin e secilit anëtarë të organizimit tonë jemi përgjegjës ne dhe japim llogari pranë institucioneve përgjegjëse dhe jo në FB”, përfundon bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj për “Bota Sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *