Zbulohet arsyeja pse qau mbrëmë Mevlani në emision

Lajme

Mevlani tregon arsyen pse u përlot mbrëmë.

Konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba ka reaguar pas mesazheve që iu janë lidhur me puntatën e mbrëmshme në emision. Mesazhi i nënës së Mevlanit, dje i bëri të gjithë në studion e emisionit me lot.

Pas fjalëve të nënës, Mevlani ishte i pari i cili u emocionua duke kujtuar vështirësitë që kishte në të kaluarën për të arritur këtu ku është sot.

Por, disa ndjekës e kishin kritikuar atë, duke i thënë se derdhi lot për famë, andaj nuk hezitoi t’iu përgjigjej.

“Nuk derdh lot per folloërsa dhe nuk derdh lot per nenen time per fame. Ato lot i kam derdh me shpirt sic mund ti derdhi cdo kush nga ju per nenen tuaj. Me preken fjalet e nenes time dhe me kujtimet e familjes time ne ato momente. Jam i vdemi qe fama sme ka ndryshuar per asnje moment dhe sdo me ndryshoje kurren e kurres. Ndaj o njerez mos gjykoni dhe ofendoni njerzit simas deshires tuaj. Gjithsesi, respekte”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *