Zbulohen disa nga pjesëmarrësit në “Kënga Magjike”, mes tyre Flori e Fifi

Lajme

Janë zbuluar disa nga pjesëmarrësit në “Kënga Magjike”, mes tyre Flori e Fifi.

Festivali “Kënga Magjike” pritet që të rikthehet në ekranet televizive gjatë muajit mars, pasi që nuk ishte mbajtur në fund të vitit të kaluar, ashtu sikurse edicionet e mëparshme

“Kënga Magjike” pritet që të sjell magji muzikore gjatë pranverës kësaj here, kjo pasi festivali nuk u mbajt në fundvit për shkak të shpërthimit të Covid-19 në Shqipëri.

Por, në mars festivali do të rikthehet dhe Express ka arritur që të zbulojë disa nga pjesëmarrësit, kryesisht ata që vinë nga kompania ThreeDots.

Kështu, Flori Mumajesi do të jetë në këtë festival në një bashkëpunim me Klajdi Harunin.

Këngëtarja kosovare Fifi po ashtu rikthehet në këtë festival por për dallim nga hera e kaluar, ku këndoi solo, kësaj here do të jetë në bashkëpunim me Brunon.

Venera Lumani & Lind Islami janë çifti tjetër që do të marrë pjesë në këtë festival.

Një pjesëmarrëse tjetër, emër mjaft i njohur është edhe këngëtarja veterane, Aurela Gaçe e cila e ka fituar tri herë vendin e parë në këtë festival.

Anxhelina Hadergjonaj pritet t’i rikthehet këngës pas disa muajve pa paraqitje televizive, pasi që ajo ishte zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vite.

Alban Ramosaj, Krusita, Marjona Metohu dhe Gerta Mahmutaj janë disa nga emrat e rinj që do të paraqiten në këtë festival.

Soni Malaj është një tjetër këngëtare tjetër e arrirë që do të jetë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, të cilin festival ajo nuk e ka fituar asnjëherë por që e ka marrë një herë vendin e dytë dhe dy herë vendin e tretë.

Eugen Bushpepa, po ashtu është një këngëtar me përvojë që do të jetë pjesëmarrës në “Kënga Magjike” për këtë vit.

Kujtojmë se afati për të marrë pjesë në këtë festival është 1 marsi kurse fitues i fundit në “Kënga Magjike” ishte këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *