Xhandarmëria serbe vazhdon të vëzhgojë situatën në Bërnjak

Lajme

Situata në veri vazhdon të jetë nën vëzhgim.

Xhandarmëria serbe janë parë sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në një video shihen se dy pjesëtarë të xhandarmerisë serbe shihen derisa vëzhgojnë me dylbi nga territori i Serbisë.

Përndryshe, me marrëveshje të Brukselit, në situatë të jashtëzakonshme, xhandarmëria serbe ka të drejtë të hyjë 1 kilometër e gjysmë në territorin e Kosovës, ashtu siç kanë të drejtë edhe institucionet tona të sigurisë të hyjnë në territorin e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *