Voton Isa Mustafa, ky është mesazhi i tij

Lajme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur votën e tij.

Mustafa, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Pas votimit, Mustafa, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, ka thënë se shpreson që qytetarët të votojnë për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës.

Edhe përkundër motit të ligë, ai i ka ftuar qytetarët që të dalin në votime.

“Sot kisha dëshiru të ftoj të gjithë qytetarët, në këtë ditë edhe pse jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq, të dalin të votojnë, ta kryejnë obligimin qytetarët, shpresoj që qytetarët të votojnë për zhvillimin e mëtejmë të vendit, për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *