Vjosa Osmani: Në Vushtrri për Referendum

Lajme

Ashtu si edhe të gjitha qytetet e tjera të Kosovës, edhe Vushtrria është për Referendum në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, iniciativa e së cilës i është bashkuar listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë takuar sot qytetarët e Vushtrrisë.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, me këtë rast, e ka quajtur referendum këtë prani të madhe të njerëzve.”Në Vushtrri, për referendum”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së publikuar në Facebook.

Disa orë më parë , ata kanë takuar edhe qytetarët e Obiliqit.

Derisa, Kurti dhe Osmani, u kanë premtuar atyre një jetë më të mirë dhe pa korrupsion në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, gjerisa kanë ecur sheshit të Obiliqit, një qytetar u ka ofruar atyre picë, të cilën Kurti e ka pranuar dhe ngrenë, gjatë kohës sa ka përshëndetur qytetarët./meKryeministrin.info/

/meKryeministrin.info/

The post Vjosa Osmani: Në Vushtrri për Referendum appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *