Vetëvendosje arrin të sigurojë 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës

Lajme

Zgjedhet e 14 shkurtit, shënuan historinë e re të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të sigurojë 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke qenë kështu shumica më e madhe në parlament për këtë legjislaturë.

Pas rezultateve përfundimtare kësaj partie i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë dhe tashmë kanë arritur të sigurojnë 61 ulëse.

Në rezultatet përfundimtare, VV-ja ka arritur të marrë 58 ulëse derisa Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi e kanë konfirmuar që do të mbështesin dhe do ti bashkohen VV-së.

“Ne kemi vepruar bashkë në grupin parlamentar në legjislaturën 7, kemi bërë fushatën bashkë edhe do të jemi edhe në qeveri bashkë, kështu që unë do ta mbështes VV-në”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa Emilia Rexhepi ka thënë po ashtu se e kanë mbështetur këtë parti që nga fillimi.

“Na prej fillimi kur patëm votuar Qeverinë Kurti kemi pas strategji për komunitetet unë për komunitetin boshnjak, edhe vazhdojmë që të kemi marrëvveshje edhe tash në Qeverinë e rë. Hala skemi folë për Ministri po besoj që do të kemi Minsitrin e Komuneteve”, ka thënë Rexhepi./meKryeministrin.info/

The post Vetëvendosje arrin të sigurojë 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *