Vdes reperi i famshëm, nuk kontrolloi shpejtësinë

Showbiz

Po kthehej nga dasma në shtëpi, vdes reperi i famshëm, nuk kontrolloi shpejtësinë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.

Ai po drejtonte makinën tip Porsche kur nuk arriti të kontrollonte shpejtësinë, devijoi nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Përplasja ishte aq e rëndë sa u deshën dy orë që viktima të nxirrej jashtë automjetit.

Në pamjet e publikuara nga mediat fqinje duket se mjeti është shkatërruar plotësisht. Reperi Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *