Vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike fillon sot

Lajme

Duke filluar nga sot e për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi do të bëhet sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

“Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion”, ka bërë me dije MSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *