Teuta Krasniqi ‘rikthehet’ në kohë – kujton periudhën kur ishte e re me një foto

Showbiz

Teuta Krasniqi si 16 vjeçe, koha kur pozonte për kalendarin e Vitit të Ri

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi është kthyer pas në kohë, përmes disa imazheve të realizuara vite më parë.

Ajo ka kujtuar kohën kur ishte 16 vjeç, kur edhe pozoi për një kalendar të fundvitit.

“Një kujtim i bukur nga një vit i rëndë…
Unë 16 vjeçe, ftesa e parë për të dal në kalendar ( e që në atë kohë, dalja në kalendar ishte privilegj ) E mbaj mend si sot ate dite. Meqe ne ate kohe si 16 vjecare nuk kisha as edhe nje buzekuq, halli ishte si t ja bej qe ti lyej qerpiket dhe buzet pak per foto meqe ne kete kalendar do te dilnin edhe tri kengetare te njohura te asaj kohe. Une nuk isha kengetare, as aktore, isha vec nxenese e vitit te trete ne gjimnaz. Nuk e di as si me kishin ftuar por e di qe isha shume mirenjohese. Printing press quhej shtypshkronja per te cilen ishte kalendari. Meqe e kisha hallin si te rregullohem e as nuk kisha me cka as nuk dija si, shoqja ime @dafina.syla me tha qe do t’me gjej zgjidhje. Shkova ne shtepine e saj dhe Dafi e thirri nje kojshike te saj e cila erdhi me nje cante te vockel grimi. Mi lyejti qerpiket, ma beri nje vije te holle me eye liner dhe buzet me nje karmin ( qe i thoshim ‘ngjyre mishi’. Bile kjo bluza e bardhe qe e kam veshur, nuk jam e sigurte a ka qene e imja apo ma ka huazu Dafina ose ndonje shoqe tjeter. Kam shku ne foto Blic ( ende eshte foto Blic ). Me kane prit per foto nje grua me bashkeshortin e saj, njerez te mrekullueshem. Zonja me tha ta vendosi kete shall qe te duket me bukur foto, u shkrepen nja 10 foto une ne siklet sepse nuk isha mesuar te dal shpesh ne foto dhe krejt cka mund te beja ishte te buzeqeshja natyrshem. Mendoj qe pikerisht nga kjo dite me ka mbet shprehi qe pothuajse gjithmone te dal ne foto duke u mbeshtetur ne buzeqeshjen time sepse mendoj qe njeriu kur te buzeqesh, shfaq nje pjese te brendesise se shpirtit. Faleminderit @blerty që ma dërgove kete kujtim i cili me kthej shume prapa ne kohe”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *