Temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, IHMK ka një kërkesë për qytetarët

Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

IHMK njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

“Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *