Të gjitha masat anti-Covid që dje hynë në fuqi në Kosovë

Lajme

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës u votuan masat e reja antiCOVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Këto masa më së shumti prekin personat të cilat nuk janë vaksinuar ende me asnjërën nga dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Nga data 20 gusht e deri më 10 shtator, për një muaj rresht, qytetarët që nuk janë imunizuar ende kundër COVID-19, nuk do të lejohet të hyjnë në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet (dasma, fejesa, ahengje familjare, etj.), grumbullimet, tubimet masive (festivale, koncerte, etj.), të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, nëse nuk posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga 20 gushti deri më 10 shtator, njëra nga këto dëshmi duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/aktiviteteve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.
Personat përgjegjës të bizneseve/aktiviteteve janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë posedimin e njërës prej këtyre dëshmive.

Me vendimin e ri, qeveria zgjati orarin e punës për klubet e natës.

Këto klube do të lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në ora në ora 03:00.

Kryerja e pagesave, si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve në klubet e natës duhet të bëhet deri në ora 03:15.

Në ambientet e mbyllura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 50% e kapacitetit të hapësirës.

Në ambientet e hapura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *