Szunuyog: Zyra e BE-së në Kosovë ka për synim përfshirjen e grave në procesin e vendimmarrjes

Lajme

Përfshirja e grave në vendimmarrje është ndër problemet që përballen ato në Kosovë, me qëllim të lehtësimit ka filluar implementimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”, që synon përfshirjen më të madhe të grave në vendimmarrje.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunuyog ka thënë se barazia është një nga pesë vlerat me të cilat është formuar Bashkimi Evropian, duke fuqizuar edhe rolin e grave.Tutje Szynyog theksoi se përmes planit pesëvjeçar, zyra e BE-së në Kosovë ka qëllim kryesor përfshirjen më të madhe të grave në procesin e vendimmarrjes.

“Përmes planit të veprimit 2020-25, shërbimi i jashtëm i BE-së bashkë me strategjinë e Be-së lidhur me sigurinë në 2018 është gjithashtu një çështje kryesore në zotimin e Be-së për përfshirjen e grave në procesin e vendimmarrjes dhe promovimin e dialogut gjithpërfshirës në procesin e negociatave”.

Shefi i BE-së gjithashtu tha se gratë në Kosovë tashmë kanë filluar të marrin përgjegjësi.“Gratë kanë filluar të marrin përgjegjësi në Kosovë, kemi një grua presidente, më tepër ministre dhe më tepër deputete, por edhe gra afariste, dhe shpresoj që ky trend do të vazhdoj në një nivel akoma më të lartë”.

Szynyog kërkon nga gratë në Kosovë që të dëgjohet më shumë zyri i tyre në të gjitha çështjet relevante që lidhen, jo vetëm që ndërlidhen me interesin e grave.“Zërat e grave duhet të degjohen në vendimmarrje, ne duam të dimë se çfarë mendoni, dhe prandaj përpjekje tona mbështetëse të mos fokusohen vetëm në çështje që normalisht ndërlidhen me interesin e grave, duam të dijmë për çështje relevante vendimtare për tërë kohën.

Çka keni për të thënë për ekonomi, bujqësi, integrime evropiane, sfidat për të rinjët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, sigurimin shëndetësor etj”./meKryeministrin.info/

The post Szunuyog: Zyra e BE-së në Kosovë ka për synim përfshirjen e grave në procesin e vendimmarrjes appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *