Skenarë për vrasjen e shqiptarëve, kë e akuzon familja e Haki Imerit, publikon një dokument të ri

Lajme

MË: 19 KORRIK 2020
Haki Imeri
Edhe sot familja e veprimtarit, Haki Imeri kanë publikuar një dokument i cili ka të bëjë me pagesat e bëra për Zonën e Llapit nga Qeveria e Bukoshit.

Në këtë dokument, përmendet Avni Berisha, ku shkruhet se ka pranuar 3000 DM dhe kjo pagesë është bërë për nevojat e zonës së Llapit.

Ndërkaq, në postimin në Facebook, shkruhet se “në këtë dokument po duken personazhe që sipas të dhënave nga burimet e misioneve ndërkombëtare në Prishtinë ka të ngjarë që kanë marrë pjesë edhe në skenarë për vrasje shqiptaresh, plus pas luftës të përfshirë në keqpërdorime e abuzime të detyrës zyrtare”.

Postimi i plotë:

Gjithe keta dhurues(dorzues) mjetesh te qeverise se Bukoshit dhe gjithe keta pranues duhet te na rrefejne per sukseset e luftes se tyre .Ne kete dokument po duken personazhe qe sipas te dhenave nga burimet e misioneve nderkombetare ne Prishtine ka te ngjare qe kane marre pjese edhe ne skenare per vrasje shqiptaresh, plus pas luftes te perfshire ne keqperdorime e abuzime te detyres zyrtare.Ky pranuesi i parave te zones operative Avni Berisha duhet te kete pas rol ne shume zhvillime edhe si zyrtar policor i Kosoves .Shperdorimet e Qeverise Bukoshi po rezultojne te kene qene faktor perçares me pasoja te renda qe po i vuajme edhe sot.Keshtu pra eshte edhe vjedhur paraja e mergates, edhe keqperdorur.

Dokumenti
Dokumenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *