Situatë e rëndë me zjarre në Rugovë: U dogjën më shumë se 80 hektarë pyje në Rugovë

Lajme

Vatrat e zjarrit në fshatin Shtupeq të Madh të Rugovës po vazhdojnë të rrezikojnë shtëpitë e banueshme.

Banorët e zonave afër vatrave të zjarrit kanë dërguar pamje në adresë të Gazetës Express.

E në Shtupeq të Rugovës me zjarret bubulake po luftojnë zjarrfikësit, Policia e Kosovës, FSK’ja dhe NATO’ja.

Kujtojmë se banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kryetari i fshatit Shtupeq, Agron Nikçi tha gjatë sot se ndërhyrja e KFOR-it po të kishte ndodhur në fillim situata do të ishte më e mirë.

“Tashmë është shumë vonë. Unë nuk kam shpresa se edhe KFOR-i tashmë mund të bëjë diçka. Mendoj se vetëm shiu mund t’i ndalon ato zjarre”, deklaroi Agron Nikçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *