Si mund ta ndiqni finalen e Eurovision 2021 online?

Lajme

Ka qenë një pritje e gjatë dhe e vështirë dyvjeçare. Por numërimi mbrapsht për në finalen e madhe të Eurovision 2021 është shumë pranë fundit. Shumë shpejt, do të kemi një vend të ri kampion në garën europiane të këngës.

Sigurisht, çasti i fitores është qershia mbi tortë, por çfarë mund të prisni dhe, më e rëndësishmja, si mund ta shikoni shfaqjen live?

Siç ka ndodhur për disa vite rresht vitet e fundit, finalja e madhe e Eurovision 2021 do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Eurovision, YouTube.

Ky transmetim nuk do të përmbajë komente ose sondazhe votimi.

Transmetimi online do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën përveç në Australi, Greqi, Letoni, Lituani, Ukrainë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Shikuesit nga gjashtë vendet e para do të kenë lehtësisht akses për ta ndjekur finalen e madhe përmes burimeve alternative, ndërsa për ata në Shtetet e Bashkuara po mendohet një mundësi e re për ndjekjen e spektaklit live.

Shqipëria, që përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, do të ngjitet në skenë e dyta gjatë finales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *