Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara për të ndihmuar Qeverinë e re KURTI 2

Lajme

Me Kryeministrin në ardhje, Albin Kurti, gjatë ditës së Enjete, është takuar Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, transmeton meKryeministrin.info.

Kosnett ka theksuar, se mbesin të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re për të qenë të sukesshëm.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta ShBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka deklaruar Kosnett.

Kujtojmë, se të hënën, datë 22 mars, pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe Qeveria e re Kurti 2, derisa gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për Presidentin.

Albin Kurti e Vjosa Osmani, dyshja që i fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, po i vazhdojnë konsultat me partitë politike edhe këtë javë, derisa tashmë LVV-ja e Lista “GUXO” janë në përfundim të përgatitjeve për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Glauk Konjufca pritet që të emërohet në krye të Kuvendit, post ky që e kishte mbajtur edhe pas marrëveshjes së nënshkruar me Isa Mustafën në koalicionin me LDK-në.

Ai nuk ka mohuar se është vendosur që të emërohet në këtë pozitë, derisa vetë ka thënë se tashmë, bashkë me Osmanin, kanë finalizuar 80% të kabinetit qeveritar.

“Nuk i kemi bërë publike deri tash, ndonëse konsideroj se mbi 80 për qind e qeverisë deri tash dihet. Publike do t’i bëjmë kur të jemi tek momenti konkret i zgjedhjes së qeverisë”, ka thënë mbrëmë Konjufca.

Pos Konjufcës, që pritet të emërohet në organin më të lartë të legjislativit në vend, në javën që vjen mund të thirret seanca për të votuar edhe për presidentin e ri të Kosovës, derisa, me marrëveshjen e nënshkruar mes Osmanit dhe Kurtit, LV-ja i bie që do ta propozojë Vjosa Osmanin në këtë pozitë./meKryeministrin.info/

The post Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara për të ndihmuar Qeverinë e re KURTI 2 appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *