Shkurta shkon me ble dukat, Alberti befason me reagimin e tij

Showbiz

Shkurte Gashi u bë e njohur në vendin tonë për zërin e saj tejet të veçantë.

Ajo është këngëtarja që po bën gjithnjë e më shumë bujë në skenën muzikore kosovare, shkruan ORAinfo.

Krahas profesionit, ajo është shumë e përfolur edhe për jetën private, ku para pak muajve është bërë nënë për herë të parë.

E pas lindjes ajo ka filluar të jetë aktive në rrjetet sociale.

Tek pasi u bë nënë, Shkurta na njoftoi me burrin e saj. Fjala është për Albert Limanin nga Prishtina.

Ndërsa tani Shkurta nuk ndalet duke publikuar foto në krahët e burrit të saj.

Sot ajo ka shkuar për të blerë dukat. E derisa Shkurta i provon unazat, Alberti e fotografon atë.

Kaq në disponim të mirë po duket këngëtarja derisa po bën shopping. /ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *