Shaip Kamberi: Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës

Lajme

Kamberi: Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përgëzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Ai ka uruar Lumir Abdixhikun për marrjen e detyrës së re, teksa ka shtuar se “sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës”.

Postimi i tij i plotë:

Përgëzoj Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, me garë të vërtetë, shumësi kandidatësh dhe pranim rezultati.

Respekt dy miqve të mi, Lumirit dhe Lutës, për kulturën e tyre demokratike.

Urime Lumir për detyrën e re!

Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *