Sërish përplasje brenda Vetëvendosjes për interesa personale në prag të zgjedhjeve lokale

Lajme

Agim Bahtiri shpërndan fjalën e Kurtit ku kërkohet të shmangen rivalitetet e brendshme në VV.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shpërndajë një pjesë të fjalimit të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti ku ai kërkon nga anëtarët e partisë që të shmangën rivalitetet e brendshme që lidhen me figura të caktuara, në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, shkruan Gazeta Express.

Në këtë fjalim, ndër të tjera, numri një i qeverisë ka kërkuar edhe që të ndalen fushatat negative si dhe vetëkandidmet.

Në ndërkohë është përfolur që VV-ja mund ta vendos Armend Mujën si kandidat për Mitrovicën dhe jo Agim Bahtirin.

Shkrimi i shpërndare nga Agim Bahtiri:

“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin. Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo asnjë komunë. Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet apo vetëkandidimet, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes. Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku.

Pushteti nuk duhet të na ndryshojë, por për të mos rënë pre e ndryshimit, duhet t´ia kujtojmë vetes vazhdimisht idealet tona, dhe sakrificat e dëshmorëve. Ne duhet të jemi vazhdimisht syhapur, dhe të sinjalizojmë parregullsitë në raport me qeverisjen dhe administratën, siç janë edhe qytetarët në vendet e zhvilluara evropiane e perëndimore. Vetëm ashtu do të mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vendin tonë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *