Serbët që nuk u lejuan të hynin në Kosovë këndonin këngë nacionaliste

Lajme

Serbët që s’u lejuan të hyjnë në Kosovë, nga halli këndonin këngë nacionaliste.

Një grup prej 39 pelegrinësh serbë, të cilët ia mësynë rrugës për Kosovë që të qëndronin në vend për 12 dhe 13 qershor, u ndalën në Jarinje për shkak se nuk morën leje nga MPJD’ja. E nga halli, ata filluan të këndonin këngë nacionaliste në pikën kufitare.

Në një video të shpërndarë nga një llogari me motive nacionaliste serbe në ‘Twitter’, i cili shprehë revoltën si shenjë e refuzimit të futjes në territor të Kosovës, dëgjohen grupi i pelegrinëve duke kënduar këngë nacionaliste, shkruan Gazeta Express.

Dy autobusë me 83 udhëtarë, në mesin e tyre pelegrinë dhe alpinistë, janë kthyer mbrapsht sot në Jarinjë nga policia e Kosovës.

Por ky grup s’ka kërkuar leje për të hyrë në Kosovë thanë në një përgjigje për Express nga MPJD-ja.

Sipas ministrisë ata të enjten kanë refuzuar kërkesën e një grupi tjetër prej 39 pelegrinësh që kanë kërkuar të futen në Kosovë në datat 12 dhe 13 qershor.

“MPJD ditën e enjte ka refuzuar kërkesën e një grupi prej 39 pelegrinësh për të ardhur me 12-13 qershor në Kosovë. Lidhur me grupet e sotme duhet t’i drejtoheni policisë. Leje për grupet e sotme nuk është kërkuar nga MPJD”, thuhet në përgjigje.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë tha për Express se pelegrinët dhe alpinistët serbë që kanë tentuar të hyjnë në Kosovë mëngjesin e sotëm s’kanë kërkuar leje për vizitë.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, vendimeve dhe marrëveshjeve që institucionet e vendit i ndërmarrin (ose i kanë ndërmarr). Policia, në Pika të Kalimit Kufitar ndërmerr veprime që janë në përputhje me atë që u tha më lartë. Në rastin konkret, institucionet përkatëse të RKS-së nuk kanë pranuar kërkesë për vizita”, tha Krasniqi.

Ministria ka kërkuar që qytetarët dhe funksionarët serbë që të respektojnë marrëveshjet dhe të mos provokojnë

“Qytetarëve dhe funksionarëve të Serbisë, të cilët duan të vijnë në Kosovë iu bëjmë thirrje të respektojnë rregullat dhe marrëveshjet dhe të mos provokojnë situatën me veprime të pamatura”, thuhet tutje në përgjigjen e dikasterit për Punë të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *