Seancën e parë të Kuvendit do ta udhëheqin: Avni Dehari dhe Fjolla Ujkani

Lajme

Në krye të seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e re, do të jenë dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje: Avni Dehari dhe Fjolla Ujkani.

Sipas rregullave, kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri.

Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari.

Dehari është 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.

Pos Deharit, në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.

Fjolla Ujkani që ishte deputete edhe në legjislaturën e kaluar si deputetja më e re do të jetë në krye edhe të seancës së parë të legjislaturës së re./meKryeministrin.info/

The post Seancën e parë të Kuvendit do ta udhëheqin: Avni Dehari dhe Fjolla Ujkani appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *