Rashiq: Ideja e Kryeministrit Kurti, për dialog me serbët lokal e vetmja mundësi për sukses

Lajme

Ideja e kandidatit për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, për dialog me serbët lokal është e vetmja mundësi që mund të ketë sukses, ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.

Nenad Rashiq është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për dialogun me serbët lokal, duke thënë se me Kurtin dhe Osmanin kanë komunikim të mirë.

Ai thekson, se në mesin e politikave të Kurtit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit, që Kurti e ka si shtyllën e parë të prioriteteve.

“Unë kam përkrahë shumë herë politikën që ndjek z. Kurti sepse ka do elemente që sipas meje janë në dobi të serbëve dhe të gjitha komuniteteve. Dhe ajo është dialogu që është përmendur shumë herë që duhet të niset prej poshtë, dhe unë e kuptoj dhe e di që kjo është mënyra e vetme e cila mund të ketë sukses. Po ashtu kemi simpati të madhe për shtyllën e parë të planifikimeve ose caqeve strategjike dhe ajo është zbatimi i ligjit”, ka theksuar Rashiq.

Rashiq, ka folur edhe për pretendimet e disa politikanëve nga komuniteti boshnjak dhe ai egjiptian lidhur me manipulimin e votave nga Lista Serbe.

Sipas tij, manipulimi i votave nga Lista Serbe ka ndodhur në ç’do proces zgjedhor, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë neglizhuar faktet që ka paraqitur.

“Në çdo proces parazgjedhor i kemi informuar çfarë ka me ndodh në çfarë forme, pas çdo procesi paszgjedhor kemi pasur dëshmitarë që kanë treguar se në çfarë forme ka ndodhur dhe asnjë veprim s’ka ndodhur në këto vitet e fundit”.

“S’do te kishim pas këto probleme sikur institucionet të ishin të gatshme ta zbatojnë procesin zgjedhjeve demokratike. Ky është problemi kryesorë. Unë ka folur disa herë për këtë metodë dhe ne po mbijetojmë për tetë vite e cila po u ndodh tash komuniteteve tjera, boshnjak, egjiptian dhe romë”, ka thënë Rashiq.

Me manipulimin e votave që ka ndodhur po rrezikohet përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve në Kuvend.

“Absolutisht po, sa kom mund me kuptuar po rrezikohet përfaqësimi i komuniteteve, por edhe rrezikon që në mënyrë afatgjate, ç’do herë tjetër mund të kemi të njëjtin manipulim.

Ne kemi tash përfaqësim jo adekuat të serbëve në parlamentin dhe qeverinë Kosovës, dhe po ashtu mund të ndodhë edhe me boshnjakët romët dhe ashkalitë, sepse nuk do të jenë të zgjedhur nga komuniteti, por të dirigjuar të cilët s’po punojnë në mënyrë konstruktive por në të kundërtën. qartë”, ka theksuar Rashiq./meKryeministrin.info/

The post Rashiq: Ideja e Kryeministrit Kurti, për dialog me serbët lokal e vetmja mundësi për sukses appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *