Qeveria Kurti 2 nuk do të varet nga votat e Listës Serbe

Lajme

Qeveria Kurti 2, nuk do të varet nga votat e Listës Serbe, pasi numri i deputetëve do jetë i mjaftueshëm, ka deklaruar anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca.

“Deri tash po duket që të gjitha gjasat janë që qeverisja e VV’së do të jetë plus nja dy tre deputetë të pakicave jo-serbe”, ka theksuar Konjufca.

Sipas Konjufces, qeveria e radhës duhet të bëhet pa u kushtëzuar nga Lista Serbe, duke i bërë 61 vota pa ata.

“Nuk bën që Lista Serbe me qenë, si në qeverinë e Hotit, me kusht që ta bëjë 61’shin. Ne duhet ta bëjmë 61’shin pa Listën Serbe”, ka thënë Konjufca.

Ai la hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit me parititë tjera shqiptare.

“Me partitë shqiptare nëse na duhen, për një stabilitet më të gjerë, mund të bisedojmë. Por, kur t’ia shtojmë edhe mërgatën, me disa deputet që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 1, me këta do ta bëjmë qeverinë me Kurtin kryeministër”, ka theksuar Konjufca./meKryeministrin.info/

The post Qeveria Kurti 2 nuk do të varet nga votat e Listës Serbe appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *