PZAP merr vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake

Lajme

Ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka pranuar pjesërisht.

PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Për koalicionin VAKAT janë anuluar votat në Leposaviq./meKryeministrin.info/

The post PZAP merr vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *