Prokuroria Speciale e Hagës kontakton Gjergj Dedajn

Lajme

Gjergj Dedaj kontaktohet nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është kontaktuar nga Prokuroria Speciale, raporton Gazeta Express.

Dedaj ka shkruar në Facebook se është telefonuar nga Specialja dhe është njoftuar se i është caktuar prokurori i rastit.

“Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

U kontaktova nga Gjykata Speciale !

Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!

Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale!

Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim!

I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.

Njekohesisht i vura ne dijeni se shqetesim i yni me i madh, tash e 22 vite, eshte edhe mos zbardhja e kr.imit serb mbi dhjetra antare te familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakres se Mejes se Gjakoves, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vrane mizorisht mbi 380 civil shqiptar te pafajshem, ndonese askush nuk eshte arrestuar nga serbet ,per kete masaker kunder njerzimit!

Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masakrave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhunimeve dhe afer 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove!

Mbase keto kr.ime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *