Producenti i njohur vdes nga Covid-19

Lajme

Vdes nga koronavirusi producenti i njohur.

Producenti i njohur, Phil Specot, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Thuhet se ai ishte i infektuar nga COVID-19, ndërsa nuk mundi të përballej me komplikimet që iu shfaqën.

Ai ishte krijuesi i hitit “The Wall of Sound”, që u përdor nga grupet e njohura të viteve të 60-ta.

Në 2009 ai u dërgua në burg për vrasjen e Lana Clarkson në 2003, ndërsa u dënua me 19 vjet.

Spector u diagnostikua me coronavirus dhe shkoi në spital por u shërua mjaft mirë për t’u kthyer në burg, por ai thuhet se kishte probleme me frymëmarrjen dhe u dërgua menjëherë në spital ku edhe vdiq.

Vdekja e Phil u konfirmua nga Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit në Kaliforni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *