Presidenti Macron padit protestuesin për përshkrimin e tij si Hitler

Lajme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paditur një pronar tabelash që e përshkruan atë si Adolf Hitler, gjatë protestave ndaj kufizimeve të COVID-19.

Michel-Ange Flori, i cili zotëron rreth 400 tabela në pjesën jugore të Var-it, shkroi në Twitter të mërkurën: “Sapo kam mësuar se do të dëgjohem nesër në stacionin policor të Toulon pas një ankese nga presidenti i Republikës“.

“Pra në ‘Macronia’ mund të tallesh me të pasmet e profetit, kjo është satirë, por të bësh që presidenti të duket si një diktator është blasfemi“, shtoi ai.

Posteri fyes portretizon Macron me uniformën e udhëheqësit nazist Hitler, me mustaqe të vogla, dhe një mesazh që thotë: “Binduni, vaksinohuni”.

Ajo u shfaq ditët e fundit në dy tabela me përmasa katër metra me tre metra, të vendosura në një rrugë me katër korsi pranë hyrjes në Toulon.

Ndërsa Flori është mbrojtur duke thënë: “Ju e shihni Hitlerin, por ju mund ta shihni Stalinin, ose unë shoh Charlie Chaplin në diktatorin”.

Nuk është hera e parë që posterët e tij, të cilët ai përdor rregullisht për të komentuar çështje politike ose të shoqërisë, tërheqin kritika ose e fusin atë në telashe ligjore.

The post Presidenti Macron padit protestuesin për përshkrimin e tij si Hitler appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *