Prangosen dy persona për falsifikim dhe pastrim të parasë

Lajme

Arrestohen dy persona për falsifikim dhe pastrim të parasë.

Dy të dyshuar B.M. dhe M.Sh. janë arrestuar dhe ndaluar për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, “Pastrimi i parasë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Prishtinës thuhet se pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Ndaj të dyshuarve të ndaluar në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *