Përfundon takimi konsultativ për zgjedhjet lokale

Lajme

Ka përfunduar takimi konsultativ i presidentes më krerët e partive politike. Ndryshe nga kryeministri dhe kryetari i LVV Albin Kurti i cili u shpreh pro shtyerjes së zgjedhjeve, kundër shtyerjes së zgjedhjeve lokale janë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare. Përfaqësuesi i AAK- së Muharrem Nitaj pas takimit ka deklaruar se nuk ka pasur pajtim të partive politike opozitare për shtyerjen e zgjedhjeve, prandaj theksoi se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar dhe fushata do të jetë pesë ditëshe. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë shprehur edhe më herët qëndrimin e tyre sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve se janë të gatshëm që të shkurtohet maksimalisht në vetëm pak ditë fushata por edhe të pezullohet totalisht fushata konvencionale e takimeve dhe tubimeve publike. Tutje Krasniqi theksoi se ka kërkuar që t’i jepet prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Ai tha se i mbetet presidentes Osmani që të vendos nëse duhet ose jo të shtyhet procesi zgjedhor. Pas këtij takimi është deklaruar edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve dhe se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit. Ai shtoi se LDK do të ushtroj vullnetarisht fushatë pesë ditore ose hiç, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Ndërkaq pas këtij takimi janë prononcuar edhe përfaqësues të partive të komuniteteve pakicë. Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak ka thënë se janë për shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në pranverë. Ndërsa Qazim Rrahmani, përfaqësuesi i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, ka thënë që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

The post Përfundon takimi konsultativ për zgjedhjet lokale appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code