PDK zyrtarizon edhe kandidatin për komunën e Shtimes

Lajme

Naim Ismajli do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Shtimes në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin për kandidimin e tij e bëri të ditur Dega e PDK-së në Shtime, transmeton lajmi.net.

“Zyrtare: Naim Ismajli, Kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes. Promovimi zyrtar: E diel, 30 maj 2021, ora 15:00, vendi: Shkolla e Mesme Profesionale Shtime”, thuhet në njoftim.

Naim Ismajli është kryetar aktual në këtë komunë. Bashkë me mandatin aktual, ai e ka drejtuar këtë qytezë për katër mandate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *