Pas publikimit të fotografive me Beartin, vjen reagimi i parë i Teas

Lajme

Reagon Tea për herë të parë pas publikimit të fotografive me Beartin.

Tea dhe Bearti tashmë kanë konfirmuar romancën e tyre.

Tea dhe Bearti tash e sa kohë ishin përfolur për një lidhje të mundshme në fshehtësi, ani pse Tea ishte deklaruar se është me Andin, shkruan lajmi.net.

Ndërsa së fundmi gjithçka u zbulua se Tea dhe Bearti në të vërtetë ishin çifti gjatë gjithë kësaj kohe.

Tea deri sot nuk kishte reaguar asgjë ndonëse kishte postuar reklama të ndryshme në profilin e Instagramit.

Ajo sot publikoi një imazh nga vendi ku po pushon këto ditë të ftohta me partnerin e saj, Beart Rexhepin.

Me anë të mbishkrimit ajo bëri të ditur se çifti kishin lënë prova tërë këtë kohë dhe ‘kapja’ e tyre ishte e qëllimshme.

“Krimi perfekt nuk Ekziston. Ose ti vetëm lë prova sepse do të kapesh”, tha Tea duke mos shtuar asgjë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *