Pas numërimit final të votave kështu do të ndahen ulëset në Kuvend

Lajme

QNR ka njoftuar, se në rezultatet e numërimit të votave me postë, Vetëvendosje, ka marrë gjithsej 44252 vota, ndërkohë e dyta është PDK me 5321 vota, ndërsa LDK e treta me 4287 vota. AAK ka 1112 vota.

Derisa KQZ’ja, ka njoftuar se nesër do të dalin të rezultatet përfundimtare edhe zyrtarisht.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar Valmir Elezi.

Qendra e Numërimit të Votave ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë. Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 19 mandate në Kuvend. Pas PDK’së, vjen LDK’ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK’ja me 8 mandate.

Por, pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga KQZ’ja, partitë dhe kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP’së, ankesa ata mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.

E këto ankesa mund ta shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugën konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ’ja i certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit.

“106.1 KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Komisioni Zgjedhor për Parashtresat dhe Ankesat dhe nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme./meKryeministrin.info/

The post Pas numërimit final të votave kështu do të ndahen ulëset në Kuvend appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *