Paralajmërohet rikthimi shumë i shpejt dhe i fuqishëm i Albin Kurtit si kryeministër!

Lajme

Paralajmërohet rikthimi shumë i shpejt dhe i fuqishëm i Albin Kurtit si kryeministër!
MË: 12 GUSHT 2020

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugolli, ka thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe Lista serbe, shumë shpejtë do të jenë edhe zyrtarisht në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ata ishin dhe do të jenë bashkë, por jo edhe gjatë.

Kjo pasi sipas tij, Vetëvendosje dhe Albin Kurti si kryeministër, do të rikthehen shumë shpejt dhe fuqishëm!

Reagimi i Dugollit në Facebook:

Thanë se vendi po “rrezikohej” dhe u bënë bashkë me LDK, AAK, Listen Serbska, NISMA dhe një pjesë e minoriteteve dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti…

Thanë do mbesim në opozitë dhe Qeverinë Hoti e konsiderojmë të dëmshme, por vazhduan të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, edhe pse ishim në opozitë…

Thanë se si “opozitë” do mbështesnim çdo mocion për rrëzimin e qeverisë Hoti, ndërsa po vazhdonin bisedimet për futjen në qeveri…

Thanë e çka nuk thanë, por PDK, LDK&Lista Serbska ishin, janë dhe do jenë bashkë. Shumë shpejt edhe formalisht në Qeveri!

Kështu të bashkuar do mbesin, por jo edhe gjatë sepse:

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri Kurti do rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *