Pandemia dhe migrimi ndikojnë në rënien e numrit të lindjeve në Kosovë

Lajme

Pandemia ka ndikuar edhe në rënien e numrit të lindjeve në Kosovë.

Në Kosovës është shënuar një rënie e lindjes së fëmijëve.

Por jo vetëm në vendin tonë, një trend i tillë është vërejtur edhe në shtetet tjera të botës.

E një ndër arsyet e rënies së natalitetit po del të jetë pandemia Covid-19.

Perveç infeksionit me koronavirus ndikim të madh ka edhe migrimi i popullsisë.

Këto statistika u dhanë të hënën në Ditën Botërore të Popullsisë.

Sipas udhëheqëses së zyrës së fondit për popullsi të kombeve të bashkuara në Kosovë, emigracioni ka ndikuar edhe në shumë vende të Europës Lindore.

Ndërsa kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, ka theksuar nevojën e përbushjes së kërkesave të qytetarëve për ta ndaluar këtë ikje.

Kurse për shkak të situatës me pandeminë këtë vite nuk është bërë as regjistrimi i popullsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *