Pamje të rënda nga aksidenti që mori jetën tre personave, kështu është shkatërruar makina

Lajme

Tre persona kanë vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Raçë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se gjatë ngasjes vetura ka dalë jashtë rrugës.

Shihet se vetura e aksidentuar largohet nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se vetura e aksidentuar ishte me targa të Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas tij, vetura në të cilin ndodheshin tre persona kishte dalë jashtë rrugës në fshatin Raçë dhe si pasojë që të tre personat që ndodheshin në të kanë ndërruar jetë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident ne Fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësor ne vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *