Pacolli: Qytetet tona të ndryshojnë nga ngulfatja, në qytete ku mund të marrim frymë lirshëm

Lajme

Përmes një shkrimi në Facebook, Deputetja Fitore Pacolli, ka bërë të ditur, se sot bashkë me Presidenten Vjosa Osmani dhe deputeten Mimoza Kusari, ishin pjesmarrëse në inaugurimin e Kopshtit Urban të Prishtinës me UNDP Kosovo UN Kosovo Team, shkruan meKryeministrin.info.

“Qytetet tona duhet të ndryshojnë nga qytete të ngulfatura nga ndërtime të egra e ilegale, uzurpim të hapësirave urbane në qytete ku mund të marrim frymë e të lëvizim lirshëm”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i plotë:

Qytetet tona duhet të ndryshojnë nga qytete të ngulfatura nga ndërtime të egra e ilegale, uzurpim të hapësirave urbane në qytete ku mund të marrim frymë e të lëvizim lirshëm.

Sot bashkë me Presidenten Vjosa Osmani dhe deputeten Mimoza Kusari u bashkuam në inaugurimin e Kopshtit Urban të Prishtinës me UNDP Kosovo UN Kosovo Team.

Ju ftoj ta vizitoni kopshtin në sheshin Skenderbe dhe të postoni./meKryeministrin.info/

The post Pacolli: Qytetet tona të ndryshojnë nga ngulfatja, në qytete ku mund të marrim frymë lirshëm appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *