Pacolli: Filloi çkapja e shtetit, më 14 shkurt festojmë fitoren

Lajme

Derisa, dy liderët më të votuar në Kosovë: Kryetari i VV-së Albin Kurti dhe kandidatja për deputete në listën e VV-së Vjosa Osmani, hapjen e fushatës zgjedhore, e kanë bërë në qytetin e Pejë, kandidati i Vetëvendosjes, për deputet Arben Vitia, me kandidatë të tjerë të partisë, kanë bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prishtinë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lidhur me këtë, kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se nuk ka më asgjë që na ndalë, derisa dje mërgata ka filluar e po vazhdon votimin, filloi ndryshimi i madh për Kosovën.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

“Mërgata ka filluar e po vazhdon votimin. Qysh dje filloi ndryshimi madh për Kosovën. Tani nuk ka më asgjë që na ndal. As procedurat burokratike e as pengesat e njëpasnjëshme që po vendosen nga kapësit e shtetit.
Dje filloi çkapja e shtetit. Me 14 shkurt festojmë fitoren”./meKryeministrin.info/

The post Pacolli: Filloi çkapja e shtetit, më 14 shkurt festojmë fitoren appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *