Osmani dhe Gërvalla takohen me Clintonin

Lajme

Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla, janë takuar me Bill Clintonin.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, sot në zyrën e tij në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministren e jashtme Donika Gërvalla – Schwarc, është takuar me mikun e madh të shqiptarve Presidentin Bill Clinton.

Në këtë takim sipas fotografive të publikuara në Twitter, Presidenti Clinton, i dhurojë nje kolan me librat e tij dhe ish Sekretates se Shtetit Hillari Clinton Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në shenjë respekti për popullin e Kosovës.
Osmani ka falënderuar Clinton për gjithçka çfarë ka bërë për popullin tonë.

“Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë është pak. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code