Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë i ulët

Lajme

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i ulët, shkruan Gazeta Metro.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.

Në total numri i rasteve aktive është 149.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *