Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Sllovene për rregullat e hyrjes dhe kalimit në këtë vend

Lajme

Ambasada Sllovene njofton për rregullat e hyrjes dhe kalimit në këtë vend.

Ambasada e Sllovenisë në Zvicër në një njoftim për albinfo.ch përkujton rregullat që vlejnë për hyrjen e qytetarëve të huaj në Slloveni gjegjësisht për kalimin tranzit nëpër këtë vend.

Kjo informatë konsiderohet me rëndësi për faktin se fluksi i kthimit në Zvicër të bashkatdhetarëve tanë që kanë mbaruar pushimet e tyre në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri etj. është duke vazhduar.

Në vazhdim, informata zyrtare nga Ambasada e Sllovenisë në Bernë.

Të gjithë të huajt që hyjnë në Slloveni, që nga 15 korriku duhet të tregojnë një nga dokumentet e mëposhtëm:

Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë.
OSE

Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit.
OSE

Një konfirmim të printuar (SMS ose email është i pamjaftueshëm) i një PCR negative ose testi të shpejtë të antigjenit, transmeton albinfo.ch. Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç të cilët shoqërohen nga prindërit e tyre janë të liruar nga certifikata e testit.

KUJDES: DERI MË DATËN 22 GUSHT 2021 KJO NUK VLEN PËR UDHËTARËT TRANZIT.
Ndërsa më pas, duke filluar nga 23 gushti, këto dispozita zbatohen edhe për udhëtarët tranzit, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *