Njëri nga viktimat në rastin e Pejës, është i afërm i aktores kosovare

Showbiz

Dy persona kanë mbetur të vdekur sonte në Pejë.

Peja është tronditur nga një vrasje e dyfishtë, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune, dhe Blerand Kadrijaj, ish kandidat i PDK-së në Deçan.

Për këtë ka reaguar edhe aktorja kosovare, Arbnora Ademaj, ku ka bërë një postim për familjarin e saj, Astrit Ademaj, shkraun Gazeta Online “Reporteri.net“.

“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin, nuk po muj me besu, heret bre na le. U prefsh ne paqe”, ka shkruar aktorja, derisa shihet që edhe fotografinë e profilit në Instagram e ka bërë të zezë.

Astrit Ademaj, ishte sekretar gjeneral i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, teksa ishte kandidat për doktorat në Universitetin e Sarajevës në degën e Shkencave të Sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code