Në Kosovë rritet shpresa për liberalizimin e vizave pasi Sllovenia mori Presidencën e BE-së

Lajme

Sllovenia ka marrë sot presidencën e BE-së për një mandati gjashtë mujor. Kjo ka bërë që edhe në Kosovë të rriten shpresat për liberalizim të vizave.

Pos rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia, ndër prioritetet kryesore të presidentit slloven Janez Jansha është edhe përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.

Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci pret që Sllovenia të shtyjë shumë çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pres që Sllovenia ta shtyjë shumë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu pres që Sllovenia do të angazhohet në zbatimin e MSA-së për Kosovën si dhe planit ekonomik të ERA-s”, deklaroi Gazmir Raci, për RTV Dukagjinin.

Edhe Demush Shasha nga Instituti Epik thotë se Sllovenia do ta shtyjë procesin, por sipas tij nuk do të ketë progres të ndjeshëm deri në liberalizimin e vizave.

“Unë besoj se gjatë këtij viti nuk do të kemi ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizimit të vizave, por do të kemi një progres të kufizuar në kuptimin e asaj se Kosova do t’i bëjë detyrat e shtëpisë por jo të gjitha. Mendoj se Sllovenia do t’i shtyjë procesin e liberalizimit të vizave, por nuk do të arrijë në cakun përfundimtar”, deklaroi Demush Shasha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *