Në Kosovë kapen 400 kg kokainë, u futën nga porti i Durrësit

Lajme

Kapen 400 kg kokainë në Kosovë, u futën nga porti i Durrësit.

400 kg kokainë janë sekuestruar sot në Kosovë. Mësohet se operacioni është kryer në bashkëpunim nga policia shqiptare, kosovare dhe ajo italiane, të cilët janë sinjalizuar nga DEA amerikane.

Mësohet se për rastin në fjalë po hetohet prej më shumë se dy muajsh ndërsa sasia e madhe e lëndës narkotike që vjen nga Brazili, është futur në Durrës para 15 ditësh dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni ishte i mbushur me mish kurse pakove dhe kontenierëve u është vendosur çip.

Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me konteinerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të dr.ogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *