Musliu-Shoshi thotë se ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me Albin Kurtin

Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kryeministri përgjigjet që funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, por sipas saj, ndërtimin e këtij universiteti Kurti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarëve të pjesës veriore.

“Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me 7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me 7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti.

Kryeministri pergjigjet që funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, por ndertimin e këtij universiteti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarve të pjesës veriore në shtetin tonë.

Mund ta dëgjoni më poshtë pyetjen time dhe përgjigjen e Albin Kurtit cili kur ishte në opozitë thoshte “Serbia nuk kalon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *