Muja: Në Vetëvendosje ka bashkëpunim shumë të mirë

Lajme

Për deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku tha se duhet të shmangen rivalitetet e brendshme dhe të ndalen fushatat negative, ka folur Deputeti VV-së, Armend Muja.

Muja tha se në asnjë moment nuk ka parë asnjë plasaritje dhe se në Vetëvendosje ka bashkëpunim shumë të mirë.

“Unë jam çdo ditë, prej ditës së parë kanë fillu shpifjet, jo u ndanë, jo…

Unë në asnjë moment nuk kam parë asnjë plasaritje qoftë në diskurs apo në veprime politike.

Raportet janë normale, asnjë plasaritje nuk e kam vërejtur, ka një bashkëpunim shumë të mirë”, tha Muja.

Tutje ai tha se kjo është pjesë e propagandës dhe se opozita duhet të jenë të durueshëm.

“Është pjesë e propagandës. Këto janë lojëra të ulëta, opozita duhen të jenë të durueshëm ashtu siç ka qenë Vetëvendosja.

Kësaj here është e vështirë me na përça, vullneti i popullit për ndryshim është aq i madh, është vështirë me e bindë dikë më këso lojëra”, ka thënë Muja./meKryeministrin.info/

The post Muja: Në Vetëvendosje ka bashkëpunim shumë të mirë appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *