Morena Taraku dhe Fero zbulojnë datën e saktë të lansimit të këngës së re

Lajme

Fero dhe Morena Taraku zbulojnë datën e saktë të lansimit të këngës së re.

Këngëtarja shqiptare, e cila tashmë jeton dhe vepron në Turqi, Morena Taraku, para pak ditësh njoftoi fansat se po vjen me një projekt të ri muzikor.

Ajo tregoi se ka bashkuar forcat me reperin nga Gjilani, Fero, të cilët njëherësh do sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

27 vjeçarja kësaj radhe ka ndarë informacione shtesë rreth projektit, për të cilin thekson se lansohet në javën e parë të muajit shkurt.

“7 shkurt?, Fero dhe Morena Taraku, do jetë zjarr”, ka qenë postimi i publikuar para pak çastesh në InstaStory të bukuroshes nga Peja.
Të njëjtit kanë ndarë edhe disa imazhe nga xhirimet e klipit, i cili besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Fero në anën tjetër ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me artisten e njohur Genta Ismajli.

Ndërkaq, sot (e enjte) do të publikojë klipin e ri në bashkëpunim me Blunt dhe Real 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *