Mjekët i kërkojnë Osmanit shtyerjen e zgjedhjeve lokale: Jemi për marre e për gjynah

Lajme

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i shtyej zgjedhjet për 6 muaj si shkak i situatës me pandeminë.

Ai ka thënë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është skandaloz dhe se Kosova është për ‘marre e gjynah’ sa i përket menagjimit të pandemisë.

Syla i ka kërkuar shtyerjen e zgjedhjeve lokale dhe të formohet një grup për shpëtim nacional nga pandemia.

Ky është postimi i tij:

Presidentes…Kërkesë
E nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj…
Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh.
PRESIDENTE jemi për marre e gjynah,për menaxhim të Pandemis,Ju lutem jeni bija e një punetore të rrespektuar shëndetsore,e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur,dermuar,ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.
Nuk po kërkoj takime,foto të qastit e lëmosh,po kërkoj njerzi dhe ndenje.
KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…
ME RESPEKT DR.Blerim Syla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *